Samiti i NATO-s ka përfunduar para tre ditësh, por një incident me foton zyrtare të tij ka shkaktuar shumë reagime në rrjet.
Në qendër të skandalit është një foto e postuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, e cila është retushuar për të hequr kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama.
Arsyet për këtë veprim nga ana e kryeministrit grek mbeten të paqarta dhe nuk dihet motivi i tij.
Kjo çështje është ngritur nga akademiku italian, Ernesto Ferrari.


