Site icon Informohu siç duhet

Kryemadhi sot nuk paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja e mungesës së deputetes së PL

Kryemadhi sot nuk paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja e mungesës së deputetes së PL

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi

TIRANË– Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ditën e sotme s’do të paraqitet në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”.

Shkak është bërë udhëtimi i saj drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa arsyeja e vizitës ende nuk dihet.

Lidhur me këtë mungesë në zbatimin e masës detyrim paraqitje,  Kryemadhi ka marrë leje në SPAK.

Tashmë prej Tetorit të 2024 Kryemadhi ka masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, pas bashkimit të dosjeve nga SPAK për çështjen CEZ-DIA, lobimin në SHBA të ish-LSI-së, si dhe hetimin pasuror ndaj tyre./Radar.al 

Exit mobile version