Site icon Informohu siç duhet

“Kryebashkiaku i Tiranës u arrestua në zyrën e tij, a ka arritur korrupsioni në zyrën tuaj?”, ja çfarë thotë Rama për Veliajn

Veliaj në SPAK/ Rama: Gjyqi publik po i cënon jetën, është shkandaloze

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, kryeministri Edi Rama u pyet drejtpërdrejt për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“Një politikan nga rrethi juaj, ish-kryetari i bashkisë së Tiranës, u arrestua në zyrën e tij disa muaj më parë – ndër të tjera, për ryshfet dhe pastrim parash. A ka arritur korrupsioni në qeverinë tuaj?”, e pyeti gazetari gjerman.

Rama u përgjigj:
“Është e qartë se njerëzit në nivele të ndryshme të qeverisjes preken sapo përfshihet korrupsioni. Pyetja nuk është nëse ekziston, por çfarë bëjmë për ta luftuar. Jam krenar që kemi bërë diçka radikale: reformën gjyqësore që për herë të parë që nga 1912 solli zyrtarë të lartë para një gjyqësori të pavarur dhe çoi në akuza e dënime.”

Kryeministri shtoi se qeveria nuk mund të gjykohet nga fakti që disa individë dyshohen për korrupsion, por nga mënyra si reagon:

“Për dekada përgjigjja ishte të formohej një mburojë mbrojtëse. Ne i kemi dhënë fund kësaj. Partia jonë nuk është mburojë për askënd; shumica jonë në Parlament është vetëm mburojë për gjyqësorin e pavarur.”

Exit mobile version