TIRANË– Kreu i Bashkisë së Devollit, Eduard Duro është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjteje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Në Dhjetor të vitit që lamë pas Prokuroria e Posaçme dërgoi në GJKKO kërkesën për gjykim për kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro dhe 4 të pandehurit e tjerë, Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija, Gazmend Mali e Vojsava Bregu, të akuzuar për shpërdorim detyre./Radar.al