Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara rrezikojnë të dëmtojnë përpjekjet për një zgjidhje diplomatike, në prag të raundit të ri të bisedimeve.
Sipas mediave iraniane, përfshirë agjencinë Tasnim, Teherani po shqyrton mundësinë për të mos marrë pjesë në negociatat që pritet të zhvillohen në Islamabad, për sa kohë që vazhdon bllokada detare e vendosur nga SHBA.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se një delegacion i nivelit të lartë do të marrë pjesë në bisedime, i kryesuar nga zëvendëspresidenti JD Vance.
Megjithatë, retorika e ashpër e Trump ka rritur tensionet, pasi ai paralajmëroi se mund të godasë infrastrukturën jetike të Iranit, përfshirë termocentralet dhe urat, nëse nuk arrihet një marrëveshje.
Nga ana tjetër, Irani nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për pjesëmarrjen, duke e kushtëzuar këtë me heqjen e bllokadës detare të vendosur nga SHBA, pas lëvizjeve të Teheranit për të kufizuar kalimin në Ngushticën e Hormuzit, një arterie kyçe për tregtinë globale të energjisë.

