Gjashtë vite pas vrasjes brutale të ish snajperistit kurd Hemawand Ali Hussain në Hartlepool autoritetet britanike kanë ngritur akuza ndaj një tjetër shqiptari të përfshirë në këtë çështje Bëhet fjalë për 40 vjeçarin Sajmir Dodoveci i cili u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar në Bruksel dhe këtë javë u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar
Dodoveci u ndalua më 23 dhjetor në një stacion treni në Bruksel në kuadër të një hetimi të përbashkët mes Policisë së Cleveland Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe partnerëve ndërkombëtarë Ai akuzohet për vrasjen e 32 vjeçarit Hussain i cili u qëllua për vdekje nga afër brenda një banese në rrugën Charterhouse në shtator të vitit 2019.
40-vjeçari u paraqit para Gjykatës së Magjistratëve në Teesside më 9 janar dhe u la në paraburgim deri në seancën e radhës që do të zhvillohet më 13 janar në Gjykatën e Kurorës.

Për këtë vrasje më herët ishte dënuar me burg përjetë edhe Eugert Merizaj ndërsa tre të tjerë Noza Saffari Dorian Pirija dhe Qazim Marku u dënuan në janar 2021 për vrasje nga pakujdesia Noza Saffari u dënua me 15 vite burg ndërsa Dorian Pirija dhe Qazim Marku me nga 19 vite secili.
Një tjetër i dyshuar 34 vjeç u arrestua në Belgjikë në shkurt 2024 dhe pritet të ekstradohet për t’u përballur me drejtësinë ndërsa 26 vjeçari Armando Marku i kërkuar gjithashtu për këtë vrasje mbetet ende në arrati.
Policia britanike ka bërë thirrje për ndihmë nga publiku duke theksuar se hetimet ndërkombëtare po vazhdojnë dhe se autoritetet janë të vendosura t’i çojnë para drejtësisë të gjithë personat e përfshirë.


