Site icon Informohu siç duhet

Kr*m në familje/ Dhëndri vr*t dy vëllezërit e gruas, dinamika e ngjarjes

MALISHEVË– Një krim i dyfishtë ka ndodhur në fshatin Golluboc të Malishevës. Bëhet me dije se vitkimat janë vëllezër, ndërsa i dyshuari që është në arrati është dhëndër i tyre.

Bazuar në informacionet paraprake viktimat janë të moshave rreth 32 dhe 45 vjeç, të cilët janë qëlluar me armë zjarri para shtëpisë së tyre. Ngjarja dyshohet se ka pasur motiv familjar, i cili kishte filluar më herët mes palëve.

I dyshuari, sipas hetimeve paraprake, sot ka shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij. Pasi është larguar disa metra, ai është kthyer përsëri dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin para derës së shtëpisë. Të dy kanë ndërruar jetë si pasojë e të shtënave, njëri në vendin e ngjarjes e tjetri rrugës.

Dyshohet se edhe vëllai i të dyshuarit kishte pasur konflikte të mëhershme me viktimat, të cilat mund të kenë shkaktuar rëndimin e situatës dhe shpërthimin e dhunës fatale sonte. Ndërkohë policia dhe Prokuroria janë në vendngjarje. Trupat duhet dërguar për ekzaminim, ndërsa I dyshuari është në kërkim dhe po zhvillohen veprime të shpejta operative për kapjen e tij./Radar.al

Exit mobile version