Site icon Informohu siç duhet

Kri*i i dyfishtë/ Pronari i furrës qëlloi punëtoren, më pas veten

Detaje të reja për vrasjen e dyfishtë afër Vushtrrisë në Kosovë, ku sipas burimeve të mediave atje, pronari i një furre buke dyshohet se ka vrarë punëtoren e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

“Aktualisht nuk kemi informacion të detajuar se çfarë ka ndodhur, por prokurori është përgjigjur thirrjes së policisë dhe po merret me rastin”, ka deklaruar një zyrtar nga policia e Kosovës.

“Konfirmojmë që janë dy viktima nga të shtënat me armë zjarri. Sipas informacioneve të para një person ka privuar nga jeta një grua e më pas edhe veten. Prokurori dhe policia janë në vendin e ngjarjes”, thanë burime nga policia.

Kujtojmë se një ditë më parë një vrasje e rëndë tronditi qytetin e Vushtrrisë ku mbeti i vrarë një 19 vjeçar.

Exit mobile version