POGRADEC– Policia ka njoftuar se një shtetase 68-vjeçare me profesion dentiste, në qytetin e Pogradecit është proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se nuk e ka kryer mjekimin e duhur ndaj një të miture 8-vjeçare.
NJOFTIMI I POLICISË:
– Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen: -B. L., 68 vjeçe, banuese në Pogradec, me profesion dentiste, pasi dyshohet se ka kryer mjekim të pakujdesshëm, ndaj një 8-vjeçareje.