Site icon Informohu siç duhet

Kreu i SPAK paralajmëron Berishën dhe njerëzit e tij: Do merren masa. Emri i Olsi Ramës nuk rezulton askund

Kreu i SPAK paralajmëron Berishën dhe njerëzit e tij: Do merren masa. Emri i Olsi Ramës nuk rezulton askund

Teksa ditën e sotme zhvilloi një takim informal me gazetarët kreu i SPAK, Alti Dumani komentoi më tej dhe mbi hetimet e disa çështjeve të rëndësishme të SPAK, përfshirë këtu dosjen “Toyota Yaris” si dhe me hetimet e kryera ndaj Olsi Ramës, në lidhje me dosjen “Xibraka”.

Dumani konfirmoi se dita-ditës vijojnë hetimet për dojen “Toyota”. Gjithashtu ai rikujtoi dhe një vendim për ndalimin e publikimeve në lidhje me dosjen në fjalë.

Nga ana tjetër kreu i SPAK dha paralajmërim për personat që do të publikojnë informacione kofidenciale, përfshirë dhe ish-kryeministrin Berisha, se do të ndiqen penalisht nëse e bëjnë.

“Do të ketë përgjegjësi penale për personat që nxjerrin të dhëna, duke qenë se ka një vendim për ndalim publimi. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”, tha Dumani.

Përsa i përket Olsi Ramës, Dumani pohon se hetimet në lidhje me vëllanë e kryeministrit janë pezulluar pasi nuk janë gjetur prova që të provojnë përfshirjen e tij në ndonjë aktivitet të jashtëligjshëm.

“SPAK ka kryer hetimet dhe ka vendosur pezullim për mos zbulim të autorëve. U hetua edhe përfshirja e Olsi Ramës, nuk u gjet provë. U pezulluan hetimet për shkak se nuk është regjistruar emri i tij si person në hetim. Në rast se do ishte në hetim, do kishte pushim të çështjes”, tha Dumani.

Teks amë tej u pyet për pronat e ushtrisë, ai u shpreh se për shkak të natyrës së ndjeshme të çështjes, nuk mund të japë detaje.

Hetimet janë në vazhdim, dhe detajet nuk mund të ndahen për shkak të konfidencialitetit të procesit. Nuk do të jap asnjë koment për opinione të kryeministrit apo politikanëve të tjerë”, shtoi ai.

 

Exit mobile version