TIRANË– Kryedemokrati Sali Berisha sot gjatë konferencës për media u pyet nga gazetarët nëse krerët e 25 partive me të cilat ai ka bërë koalicion do të jenë pjesë e listave për deputetë kandidatë në zgjedhjet e 11 majit.
Berisha u shpreh se nuk mund të thotë akoma se cili prej krerëve mund mund të jetë në listë ose jo, pasi listat nuk janë finalizuar ende.
Ndërkohë premtoi se marrëveshja me ata është bërë në bazë të bashkëqeverisje, në bazë të listës të deputetëve, dhe ndarjes së qeverisjes pas 11 majit./Radar.al

