Një kredi prej 1 milion lekë të vjetra e marë në vitin 2015 nga Durim Dadaj, daja i ish-shefit të operacionales Oltian Bistri, ka lindur dyshime të forta mbi pasurinë e tij.
Kjo kredi e marë nga daja në 2015 dhe futja e noteres në muajin Gusht 2023 brenda në ambjentet të paraburgimit të Durrësit, ku Bistri lëshoi një prokurë për bashkëshorten me qëllim tjetërsimin e pasurive, kanë shërbyer si indiciet më të forta që çuan SPAK-un të hapë një hetim pasuror për Oltian Bistrin dhe familjarët e tij, duke vënë në zbatimin ligjin “Antimafia”, raporton gazetari Elton Qyno.
Hetimi i SPAK, ka zbuluar se në emër të Durim Dadaj është rregjitruar fillimisht në 2016 një automjet i prodhimit 2005 “Land Rover” model “Frilander”.
Ky mjet është rregjistruar në Drejtorinë e Transportit Rrugor në emër të Durim Dadaj, i cili sipas SPAK 5 muaj para se të blinte këtë makinë, në 24 dhjetor 2015 ka marë një kredi konsumatore në vlerën 1 milion lekë të vjetra me afat shlyerje 18 muaj dhe dorëzanës ka qënë Enert Dadaj.