Site icon Informohu siç duhet

Krahason Berishën me “bufin e kënetës”, Rama: Specie armiqësore, trupi i tij grumbullon helme

Krahason Berishën me “bufin e kënetës” Rama: Konsiderohet një specie shumë armiqësore, trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helme

Edi Rama dhe Sali Berisha

TIRANË– Kryeministri Edi Rama pak minuta më parë përmes një postimi në Facebook,ka reaguar sërish për kandidatin për Kryeministër, Kryedemokratin Sali Berisha.

Me të njëjtat fjalë si në reagimet e tjera, shefi i qeverisë e quan Berishën bufi i kënetës, ndërsa shton se ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë.

POSTIMI I PLOTË I RAMËS:

BUFI I KËNETËS është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë. Ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë. Trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve, çka e bën helmues atë vetë. Konsiderohet edhe një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit./Radar.al 

 

Exit mobile version