Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Atentati në Utah/ Vdes në spital aleati i Trump, Charlie Kirk

    Dy fëmijë mes tre vi*timave që u mbytën në Kanalin Anglez, tre emigrantë të tjerë rezultojnë të zhdukur

    Pamjet dramatike, ishte duke folur në një aktivitet, ja momenti kur qëllohet me ar*ë aleati i Trump

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Fokus

    KPP “shuplakë” AKSHI-t për tenderin 6.2 mln euro të kamerave dhe skanerave në burgje

    August 21, 2025

    Komisioni i Prokurimit Publik ka urdhëruar anulimin dhe rishpalljen me kushte të tjera të tenderit 6.2 milionë euro të shpallur nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për mirëmbajtjen e pajisjeve të sigurisë në burgjet e vendit.

    AKSHI e ka zhvilluar procedurën në shkelje të ligjit, pasi nuk është argumentuar pse kontrata është bërë në një lot të vetëm.

    Në këtë vendim, gjykata e prokurimeve, KPP, urdhëron që procedura të ndarë në lote dhe të rishpallet me kritere të reja, në mënyrë që të garantohet konkurrencë e barabartë mes operatorëve.

    Vendimi vjen pas ankesës së kompanisë AEES sh.p.k., e cila kishte ngritur fillimisht pretendime për mungesë transparence dhe përjashtim të operatorëve të tjerë.

     AEES kërkoi ndarjen në lote dhe akuzoi AKSHI-n për ngurrim në rishikimin e kushteve, pavarësisht se KPP kishte urdhëruar rishikimin e kritereve.

    Në ankesë, AEES theksonte se kërkesat për certifikata specifike të lëshuara vetëm nga prodhuesit e skanerëve Smiths Detection apo të sistemeve video (VMS) ishin në vetvete kritere përjashtuese, që praktikisht favorizonin vetëm një bashkim operatorësh. Bëhet fjalë për Advanced Business Solutions e Gerond Meçes dhe AlbaScan e Elton Jorgjis, të shoqëruar nga partnerë të tjerë, të cilët sipas ankesës kontrollonin segmentet kryesore të pajisjeve të sigurisë.

    Dyshimet për favorizim marrin peshë edhe më të madhe për shkak të historikut problematik të këtyre kontratave.

    Në dhjetor 2023, në burgun e Peqinit, i dënuari përjetë Sokol Mjacaj arriti të fuste armë në qeli, duke vrarë një të burgosur dhe plagosur një tjetër.

    Hetimet zbuluan se kamerat nuk funksiononin dhe skanerët ishin jashtë përdorimi, shërbime që menaxhoheshin nga kompania AlbaScan.

    Vetëm pak javë më pas, një tentativë arratisjeje në burgun e Fierit nxori sërish në pah kamera të fikura, mungesë alarmesh dhe mjete të futura pa kontroll në qeli.

    Me urdhrin e fundit të KPP-së, tenderi duhet të rishpallet me kushte të reja dhe ndarje në lote, duke u konsideruar tashmë një provë e fortë për transparencën dhe integritetin e prokurimeve publike në fushën e sigurisë.

    Admir Braja AEES sh.p.k. akshi Klevis Qoses
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Atentati në Utah/ Vdes në spital aleati i Trump, Charlie Kirk

    September 10, 2025

    Dy fëmijë mes tre vi*timave që u mbytën në Kanalin Anglez, tre emigrantë të tjerë rezultojnë të zhdukur

    September 10, 2025

    Pamjet dramatike, ishte duke folur në një aktivitet, ja momenti kur qëllohet me ar*ë aleati i Trump

    September 10, 2025

    Sulmi me ar*ë ndaj aleatit të tij, Trump reagon: Një djalë i shkëlqyer, të lutemi për të!

    September 10, 2025
    Mos e humb
    Fokus September 9, 2025

    Profesori i njohur godet Akademinë e Shkencave: Shoferi i kryetarit dorëzoi 6 zarfe…

    Nga Prof. ROMEO GURAKUQI Letër e hapur për Anetaret e Akademisë së Shkencave të Republikës…

    Enkelejd Lamaj kthehet me “Gjithçka që dua”, thrilleri që s’të lë të marrësh frymë

    KPP “shuplakë” AKSHI-t për tenderin 6.2 mln euro të kamerave dhe skanerave në burgje

    RTSH anulon tenderin 9.1 mln euro të dekoderave: Fituesi s’na vërtetoi që nuk ka qenë i dënuar

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Rutina do e pushtojë lidhjen e tyre/ Parashikimi i horoskopit 10 shtator 2025

    Një ditë e mbushur me energji, horoskopi 9 Shtator 2025

    E nisin javën mbarë/ Këto janë 3 shenjat më me fat të horoskopit për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.