Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    CR7 sfidon kohën: Ronaldo thyen rekorde historike dhe hyn sërish në librat e futbollit

    Momenti kur oficeri i policisë humb jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me të dyshuarin

    Papunësia në nivel rekord të ulët, paga mesatare kapërcen 84 mijë lekë në vitin 2025

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Kostot e përmbytjeve/ Ministri i Financave: Kemi në dispozicion mbi 50 mln euro për situatën e krijuar

    January 9, 2026
    Kostot e përmbytjeve/ Ministri i Financave: Kemi në dispozicion mbi 50 mln euro për situatën e krijuar

    TIRANË– Ministri i Financave, Petrit Malaj ditën e sotme nga mbledhja me Kryeministrin Edi Rama ka deklaruar se qeveria ka në dispozicion mbi 50 milionë euro për përballimin e situatës së krijuar nga emergjencat civile dhe dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

    Sipas Malajt, në kuadër të programit të emergjencave civile janë parashikuar 30 milionë euro si shpenzime kapitale, të dedikuara për financimin e objekteve dhe projekteve që lidhen me parandalimin e fatkeqësive natyrore.

    Gjithashtu ai sqaroi se fondi i kushtëzuar për emergjencat civile, i menaxhuar nga Mbrojtja, kap vlerën rreth 10 milionë euro.

    Malaj tha se në dispozicion është edhe fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, me një vlerë prej 25 milionë euro, i cili do të aktivizohet në bazë të vlerësimeve të dëmeve në terren. Ministri Malaj bëri me dije se ekziston edhe një fond i posaçëm për digat dhe rezervuarët, me vlerë rreth 5 milionë euro.

    “Në programin e emergjencave civile kemi parashikuar 30 milionë euro, që janë shpenzime kapitale për programin e emergjencave civile dhe ka të bëjë me financimin e objekteve dhe projekte, të cilat lidhen me parandalimin e fatkeqësive natyrore. Vlera që kemi alokuar për këtë program është 15 milionë euro. Kemi planifikuar fondin e kushtëzuar për emergjencat civile që  është rreth 10 milionë euro, menaxhohet nga Mbrojtja. Kemi dhe fondin rezervë të Këshillit të Ministrave, në vlerën 25 milionë euro, e cila do vendoset në dispozicion në varësi të vlerësimeve që do të bëhen në varësi të dëmeve të shkaktuara. Kemi fondin për digat dhe rezervuarëve. Ky fond është rreth 5 milionë euro. Në total, nëse do të bënim një vlerësim të fondeve që kemi në dispozicion vlera shkon mbi 50 milionë euro, që janë të disponueshme për situatën e krijuar aktualisht.“-deklaroi ai./Radar.al 

    50 mln euro Ministri i Financave Petrit Malaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    CR7 sfidon kohën: Ronaldo thyen rekorde historike dhe hyn sërish në librat e futbollit

    June 23, 2026

    Momenti kur oficeri i policisë humb jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me të dyshuarin

    June 23, 2026

    Papunësia në nivel rekord të ulët, paga mesatare kapërcen 84 mijë lekë në vitin 2025

    June 23, 2026

    Shqipëria memorandum bashkëpunimi me kompaninë ENI, Karakaçi: HUB Kombëtar për produktet energjetike

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.