Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident fatal në Meksikë, humbin jetën katër zyrtarë, dy prej tyre të lidhur me CIA

    Tensionet SHBA-Iran tronditin tregjet, rriten çmimet e naftës dhe shtohet frika për krizë energjetike

    Sherr masiv në Vlorë, përplasen rreth 10 të rinj, 2 të plagosur rëndë në kokë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    “Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë”, zv.ministri brakis konferencën: E papranueshme

    April 14, 2025

    Një konferencë rajonale e mbajtur javën e kaluar në Tiranë është përfshirë në një situatë të tensionuar diplomatike, pasi Kosova u përfaqësua me fusnotë që i referohej Rezolutës 1244 të OKB-së, ndryshe nga shtetet e tjera pjesëmarrëse.

    Si reagim, zëvendësministri në detyrë i Financave të Kosovës, Agon Doburuna, braktisi konferencën dhe refuzoi të nënshkruajë Deklaratën e Angazhimit, duke e cilësuar përfaqësimin si “të papranueshëm për një shtet sovran”.

    “Mënyra si u trajtua përfaqësimi i Kosovës ishte thellësisht zhgënjyese dhe e papranueshme për një shtet sovran, që kontribuon në mënyrë aktive dhe të barabartë në këto procese,” shkroi Doburuna.

    “Kosova është një realitet i pamohueshëm ndërkombëtar. Ne jemi të përkushtuar thellësisht për të garantuar të drejtat e fëmijëve tanë dhe për të kontribuar në paqe e stabilitet në rajon, por kjo nuk mund të bëhet duke na mohuar subjektivitetin shtetëror,” theksoi Doburuna në reagimin e tij publik.

    Dobruna deklaroi se kërkesa për korrigjim u injorua nga Ministria shqiptare e Shëndetësisë, organizatore e aktivitetit, duke cenuar frymën e bashkëpunimit rajonal. Në konferencë ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

    Kosova dhe Serbia kishin arritur në vitin 2012 një marrëveshje për përfaqësimin me fusnotë, por përdorimi i saj në këtë rast është parë si një hap prapa për subjektivitetin shtetëror të Kosovës.

    Në bazë të kësaj marrëveshjeje, fusnota do t’i shtohej emrit të Kosovës sa herë që vendi do të përmendej, për ta mundësuar përfaqësimin në konferenca e iniciativa të ndryshme rajonale e ndërkombëtare.

    fusnota konferenca kosova
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident fatal në Meksikë, humbin jetën katër zyrtarë, dy prej tyre të lidhur me CIA

    April 21, 2026

    Tensionet SHBA-Iran tronditin tregjet, rriten çmimet e naftës dhe shtohet frika për krizë energjetike

    April 21, 2026

    Sherr masiv në Vlorë, përplasen rreth 10 të rinj, 2 të plagosur rëndë në kokë

    April 21, 2026

    Pranvera “kthehet” në dimër në Kukës, dëbora dhe ngricat rrezikojnë prodhimet bujqësore

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.