Site icon Informohu siç duhet

Kosova përfaqësohet në CEFTA me emrin e saj

Kosova përfaqësohet në CEFTA me emrin e saj

Takim përgatitor i ministrave të Jashtëm në Berlin për samitin e Procesit të Berlinit më 14 tetor

Pranimi i Kosovës me emrin e saj në CEFTA, u mundësua pasi Kosova vendosi të heqë masën e ndalesës për mallrat serbe që ishte kërkesë e qeverisë gjermane. Ministrja e Jashtme gjermane, Baerbock e përshëndeti vendimin.

“Në Procesin e Berlinit ne ishim në gjendje të punonim së bashku për ta zgjidhur nyjën në marrëveshjen e tregtisë së lirë CEFTA. Duke bërë këtë, ne hapim rrugën për përmirësime konkrete për banorët vendës dhe forcojmë Evropën tonë të përbashkët”, shkroi Baerbock.

Gjermania vazhdimisht ka këmbëngulur se ndalimi i importit të mallrave nga Serbia dëmton marrëveshjen CEFTA-s dhe Procesin e Berlinit, nismë kjo që synon të ndihmojë zhvillimin ekonomik të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe t’i afrojnë ato me Bashkimin Evropian. Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, qëndroi disa herë në Kosovë në muajt e fundit, dhe vazhdimisht paralajmëronte se ndalesa e mallrave serbe bllokonte punën e CEFTA-s, dhe se, për shkak të saj, Kosova rrezikon të mos marrë pjesë në Procesin e Berlinit.

Procesi i Berlinit këtë vit shënon 10-vjetorin e themelimit. Mekanizmi ishte një nismë e vitit 2014 e iniciuar nga Kancelarja gjermane Angela Merkel, që synonte thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe mbështetjen e procesit të anëtarësimit të këtij rajoni në Bashkimin Evropian. Takimi i radhës i Procesit të Berlinit mbahet më 14 tetor./DW

Exit mobile version