Uebsajti i Radio Televizionit Shqiptar dhe faqet e saja zyrtare në rrjet së fundmi kanë rënë pre e një sulmi kibernetik.
Këtë e ka pranuar vetë Radio Televizioni Shqiptar. Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjet u njoftua për vjedhjen e përkohshme të llogarisë së saj dhe lajmëron se po punon për rikthimin e sigurisë kibernetike dhe fshirjen e postimeve me përmbajtje të papërshtatshme.
“Llogaria jonë ka qené subjekt i një sulmi kibernetik, duke shkaktuar postime të paautorizuara. Po punojmë per te rikthyer siguriné dhe për të fshirë çdo permbajtje te papërshtatshme. Ju keshillojmë te mos ndërveproni me postimet e dyshimta dhe té raportoni çdo aktivitet te pazakonté. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në lajmërimin e bërë në faqen zyrtare të Radio Televizionit Shqiptar në rrjetin social Facebook.
Mediat e Kosovës në lidhje me këtë situatë pretendojnë se uebsajti u sulmua nga hakera serbë, të cilët pasi e përvetësuan, kanë postuar dhe tituj të rremë.
“Shqipëria tërheq njohjen e Kosovës”, “Kosova është Serbi”, ishin vetëm disa nga titujt që u vendosen në faqen zyrtare të RTSH-së, raporton Zeri.info.