Në lagjen 18 të Korçës në një nënstacion elektrik ka rënë zjarr.
Policia dyshon se shkak për këtë zjarr ka qenë defekti në një transformator, ndërsa është ndërprerë edhe energjia elektrike në disa zona.
Zjarrfikësja ka bërë të mundur fikjen e zjarrit, ndërsa ka mbërritur dhe policia për zbardhjen e rrethanave.