Policia ka intensifikuar kontrollet në rrethin e Krujë, me fokus parandalimin e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe ndalimin e atyre që qarkullojnë me armë apo lëndë narkotike.
Sipas njoftimit zyrtar, drejtuesit e rinj të komisariatit kanë vendosur nën monitorim zonat e njohura si “të nxehta”, ku janë evidentuar persona me precedentë penalë, si dhe territore të dyshuara për kultivim kanabisi.
Autoritetet bëjnë të ditur se aksionet dhe kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, me qëllim rritjen e sigurisë dhe goditjen e aktiviteteve të paligjshme në këtë zonë.

