Një aksion kontrolli i zhvilluar nga forcat operacionale të policisë së burgjeve është realizuar në institucionin e vuajtjes së dënimit në Vlorë, në kuadër të masave për forcimin e sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme brenda burgjeve.
Gjatë verifikimeve të imtësishme në ambientet e brendshme të institucionit, nuk janë konstatuar mjete apo sende të paligjshme, duke konfirmuar respektimin e rregullave dhe standardeve të sigurisë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se kontrollet janë pjesë e një plani më të gjerë veprimi, i cili synon monitorimin e vazhdueshëm të institucioneve të vuajtjes së dënimit në të gjithë vendin.
Pas përfundimit të operacionit në Vlorë, forcat operacionale janë zhvendosur për të vijuar kontrollet edhe në burgje të tjera, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në sistemin penitenciar.
Kontrolle të befasishme në burgun e Vlorës, asnjë send i paligjshëm nuk konstatohet

