Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm në kufi/ 25 ton misër nga Serbia bllokohen në Han të Hotit, të kontaminuar me toksinë kancerogjene

    Skandal ushqimor në Durrës/ Çokollata me krimba të gjallë shitet në rrjetin e supermarketeve “DIAMBE”

    Gjykata Supreme i jep të drejtë administratës Trump: Pasaporta amerikane do njohë vetëm dy gjini

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kontrolle për dr*gë/ Zbulohet kanabis në 6 njësi në Shkodër, e pësojnë 5 kryepleq

    October 6, 2025
    Kontrolle për dr*gë/ Zbulohet kanabis në 6 njësi në Shkodër, e pësojnë 5 kryepleq

    SHKODËR– Policia e Shkodrës ka realizuar një aksion për zbulimin e parcelave me drogë në disa njësi.

    Bazuar në njoftimin zyrtar të “bluve” të Shkodrës mësohet se gjatë kontrolleve të ushtruara nga toka dhe ajri, në 6 njësi u zbuluan 4291 rrënjë kanabis.

    NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË: 

    Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

    Gjatë kontrolleve në territoret e 6 njësive administrative, u gjetën dhe u asgjësuan 4291 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

    Procedohen penalisht 5 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

    Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve:

    -në territoret e njësive administrative Pult, Ana e Malit, Shosh dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 4107 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Nënmavriq, shtetasin L. L.; kryetarin e fshatit Pecaj, shtetasin D. V,; për kryetarin e fshatit Gimaj, shtetasin P. Sh.; për kryetarin e fshatit Abat, shtetasin N. M.; për kryetarin e fshatit Lekaj, shtetasin P. S.

    -në territorin e njësisë administrative Shkrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 60 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

    -në territorin e njësisë administrative Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 124 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

    Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

    Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.

    #angazhimpërkushtimsakrificë
    #tëvendosurkundërkrimit
    #nëçdoskajtëvendit
    #nëshërbimtëqytetarëve
    #denonconë112./Radar.al 

    shkodër
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm në kufi/ 25 ton misër nga Serbia bllokohen në Han të Hotit, të kontaminuar me toksinë kancerogjene

    November 8, 2025

    Skandal ushqimor në Durrës/ Çokollata me krimba të gjallë shitet në rrjetin e supermarketeve “DIAMBE”

    November 8, 2025

    Gjykata Supreme i jep të drejtë administratës Trump: Pasaporta amerikane do njohë vetëm dy gjini

    November 8, 2025

    Pak muaj pas marrjes së mandatit, republikanët mendojnë për pasuesin e Trump, zbulohet pretendenti kryesor

    November 8, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 7 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Nuk do keni për çfarë te qaheni sot ne jetën tuaj në çift, parashikimi i horoskopit 5 Nëntor

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.