Policia ka zbarkuar mbrëmjen e sotme në kompleksin ku ndodhet banesa e Ermir Ndrejajt, i cili u arrestua gjatë një operacioni të zhvilluar me urdhër të SPAK. Kontrollet u kryen rreth orës 20:00, ku disa automjete policie u panë të pozicionuara në zonë.
Nga operacioni i sotëm janë vënë në pranga edhe vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani, ndërsa një i katërt u arrestua në Elbasan, por ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij.
Gjatë aksionit u sekuestruan ora luksoze, bizhuteri dhe automjete të shtrenjta. Ndërkohë, një person tjetër i përfshirë në hetim është shpallur në kërkim dhe dyshohet se ndodhet jashtë vendit.
Burime bëjnë me dije se Plarent Dervishajt dhe të penduarit të drejtësisë Erion Alibej, të cilëve u janë komunikuar akuza të reja, janë pjesë e këtij operacioni të gjerë.


