Site icon Informohu siç duhet

Kontakte të reja mes palëve, Milani e ka seriozisht me mesfushorin shqiptar

ITALI-Granit Xhaka është përfolur prej ditësh si dëshirë e Milanit. Pas largimit të Reijnders, dhe pse është konfirmuar Modriç, sërish mesfusha mbetet në nevojë për elementë cilësorë.

Zërat për Xhakën sa vijnë dhe shtohen, pasi “MilanNeës.it” raporton se ka pasur kontakte të reja mes palëve. 32-vjeçari që është pjesë e Leverkusen, intrigohet nga mundësia për të veshur fanellën e Milanit në të ardhmen.

Kuqezinjtë kanë si opsione të tjera Ardon Jasharin dhe Javi Gerrën. Xhaka është ndër mesfushorët më të spikatur të Bundesligës në dy sezonet e fundit.

Kontrata deri në vitin 2028 me Leverkusenin është faktor, që pengon Milanin aktualisht. Do të duhej një sforco financiare për të afruar mesfushorin shqiptar në Milano./PanoramaSport

Rama: Shqipëria mirëpret të hënën Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore

Nesër jeni për plazh? Ja tre këshilla para se të shkoni në det!

Exit mobile version