Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Europa i përgjigjet strategjisë së re të sigurisë nga Trump: Përgjegjësia për paqen është dhe e jonë

    “Qeni u tremb nga gjuetarët”, 2-vjeçari shqiptar sulmohet për vde*je nga pitbulli në Greqi, flet e ëma

    Raporti i KLSH: Siguria në shkolla përkeqësohet, mungon koordinimi institucional

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Konstitucionalisti kundërshton pezullimin e zv.kryeministres Balluku: Kushtetuta e thotë qartë, masa nuk zbatohet për persona të zgjedhur

    December 2, 2025

    Juristi dhe konstitucionalisti Sokol Hazizaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme (GJKKO) për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Reagimi i tij vjen në të njëjtën ditë kur Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka pranuar për shqyrtim kërkesën e kryeministrit Edi Rama, i cili kërkon rrëzimin e këtij vendimi.

    Në një postim publik, Hazizaj rendit disa nene të Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale, duke argumentuar se masa e pezullimit nuk mund të aplikohet ndaj një anëtari të Këshillit të Ministrave.

    Ai kujton se Neni 73, pika 2 e Kushtetutës përcakton se një deputet nuk mund të arrestohet apo t’i hiqet liria pa autorizimin e Kuvendit, ndërsa Neni 103, pika 3 saktëson se ministrat gëzojnë të njëjtin imunitet si deputetët.

    Hazizaj citon edhe Nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, ku thuhet se masa e pezullimit nga detyra “nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”, si dhe Nenin 228 mbi kushtet e vendosjes së masave të sigurimit personal.

    Sipas juristit, vendimi i GJKKO-së për pezullimin e Ballukut është në kundërshtim me këto dispozita. Ai ironizon situatën duke shtuar se tashmë mbetet për t’u parë nëse Gjykata Kushtetuese do të japë zgjidhje: “Çfarë i ngelet të shoh Gjykata Kushtetuese, se po na lodh. I ka thënë të gjitha Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Kaq e thjeshtë.”

    POSTIMI I HAZIZAJT
    Neni 73/2 i Kushtetutës citon se, “Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit” Neni 103/3 citon se, “Anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit”. Neni 242 i Kodit të Procedurës Penale citon Pezullimin e ushtrimit të një detyre a sherbimi publik. “1. Me vendimin qe disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a sherbimi publik, giykata i ndalon perkohësisht tê pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. 2. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”. Neni 228/3 i Kodit të Procedurës Penale citon Kushtet per caktimin e masave te sigurimit personal…… midis të tjerave pranon “Masat e sigurimit personal vendosen….” Gj.k.k.o ka pezulluar nje shtetas nga puna qe ben, me kërkes të prokurorit. Çfarë i ngelet të shoh Gjykata Kushtetuese, se po na lodh! I ka thënë të gjitha Kushtetuta e R.Sh. Kaq e thjeshtë.

    Belinda Balluku kushtetuta Sokol Hazizaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Europa i përgjigjet strategjisë së re të sigurisë nga Trump: Përgjegjësia për paqen është dhe e jonë

    December 8, 2025

    “Qeni u tremb nga gjuetarët”, 2-vjeçari shqiptar sulmohet për vde*je nga pitbulli në Greqi, flet e ëma

    December 8, 2025

    Raporti i KLSH: Siguria në shkolla përkeqësohet, mungon koordinimi institucional

    December 8, 2025

    Pas foltores në Durrës, Ervin Salianji i bashkohet protestës para Kryeministrisë (Foto)

    December 8, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi December 4, 2025

    “Blerje masive në tregun imobiliar”/ Eksperti: Ja trendi i ri

    TIRANË- Tregu imobiliar vitet e fundit ka marrë hov përveçse në kryeqytet edhe në qytetet…

    Philipp Plein Residence prezantohet në Abu Dhabi si një projekt ambicioz në zemër të Europës: Ujka dhe Ivanaj: Të vendosur që të çojmë më lart emrin e Shqipërisë


    Ekspertja imobiliare Eriola Canga: Philipp Plein dhe Mohamed Alabbar do rrisin çmimin e pronës

    Një kompani “fantazmë” blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Tre shenjat e horoskopit që mund të zhgënjehen gjatë festave të fundvitit

    Parashikimi i horoskopit 8 Dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Shenjat e zodiakut që do të kalojnë shumë mirë gjatë festave, 3 më të bekuarit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.