Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pse duhet të shqetësohemi më shumë për çmimin e naftës sesa për benzinën

    Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

    Balluku dhe Rama vizitojnë familjen Mone në Fier: Mikpritje dhe urime!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Konseisao kërkon trofeun e 2 me Milanin: Kupa do të jetë kuqezi, s’kemi presion

    May 14, 2025

    Serxho Konseisao kërkon trofeun e dytë si trajner i Milanit. Pas fitores së Superkupës, numri një i kuqezinjve është i qetë dhe me besim përpara duelit kundër Bolonjës. Ai e konsideron një sfidë speciale dhe pret që rivali të jetë më i karikuar sesa në ndeshjen e kampionatit. Formacionin e mban sekret, por di që beson te djemtë që stërvit.

    PRESIONI– “Ky presion është pjesë e historisë sonë. E ndiejmë përditë dhe është normale për këtë klub të madh. Duhet që të jemi të përqendruar vetëm te kjo ndeshje dhe se si të përballemi me kundërshtarin. Do të jetë një ndeshje ndryshe nga ato të kampionatit”.

    MOMENTI- “Sigurisht që rezultatet janë pozitive. Skuadra ka pasur përmirësim në nivelin individual dhe atë të grupit. Tre muajt e parë ishin të vështirë, sepse ne jetojmë për rezultatet”.

    “OLIMPICO”- “Është një stadium që më ka dhënë kënaqësi të mëdha si lojtar, por ishin kohë të tjera ato. Duhet të jemi në maksimum, kundër një skuadre me intensitet. Duhet të kemi qasje pozitive. Duhet të jemi gati për çdo skenar, sepse Bolonja do të jetë ndryshe. Do të luajnë me më shumë dëshirë dhe vrull”.

    SULMUESI– “Nuk do ta them se kush luan. Nuk e dinë as ata vetë. Kanë punuar mirë dhe janë gati. Kjo është e rëndësishme”.

    TROFEU- “Sezonet në futboll janë të përbëra nga episodet. Sigurisht që do të jetë një kënaqësi e madhe t’iu dhurojmë tifozëve një tjetër trofe në një vit të vështirë. Këtë gjë e kemi në mendje. Ka shumë dëshirë për të luajtur në këtë finale. Grupi është i qetë”.

    LEAO- “Është mirë dhe gati për të luajtur. Edhe ata do të rikuperojnë ndonjërin, si Ndojen për shembull, Odegardin dhe Fergusonin”.

    NDRYSHIMI- “Ne të gjithë besojmë në atë që bëjmë. Rezultatet pozitive thjesht të ndihmojmë, por unë kam qenë i bindur për grupin e fortë dhe të shëndoshë. Nuk e kam thjesht me fjalë, por edhe me vepra”.

    INTERI- “Kemi bërë mirë në Kupë duke eliminuar Romën dhe pastaj Interin. Duhet të jemi të përqendruar, sepse tani është një tjetër ndeshje dhe me shumë vlerë”.

    SITUATA– “Kam 13 vite që e bëj këtë punë. Çdo ndeshje ka presionin e vet dhe karikimin gjithashtu. Nuk dua që të paraqitem thjesht si i qetë në media. Unë jam ky që jam”.

    FOFANA– “Nuk e dimë ende nëse do të jetë gati. Ka një problem në këmbë. E them me siguri këtë dhe nuk është skemë. Do të shohim stërvitjen e fundit. Shpresojmë që t’ia dalë”.

    E SHKUARA- “Nuk ka shumë rëndësi fakti që unë kam fituar kupa në Portugali. Vlen vetëm e tashmja dhe kjo ndeshje”./PanoramaSport

    LAJM I FUNDIT/ SPAK urdhëron sekuestrimin e celularit të shoqëruesit të kreut të PSD-së, Tom Doshi

    Milani Serxho Konseisao
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pse duhet të shqetësohemi më shumë për çmimin e naftës sesa për benzinën

    April 12, 2026

    Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

    April 12, 2026

    Balluku dhe Rama vizitojnë familjen Mone në Fier: Mikpritje dhe urime!

    April 12, 2026

    “O maniak”/ Debat i ashpër mes Rogertit dhe Selin, banori: Një vajzë që…

    April 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Urani hyn në Binjakë pas 84 vitesh, astrologët paralajmërojnë ndryshime të forta deri në 2033

    Shenjat e horoskopit që nuk e përballojnë dot indiferencën!

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 10 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.