Policia ka identifikuar dhe ka proceduar penalisht autorin e sulmit ndaj djalit të ish-deputetit të PD Mhill Fufi, mbrëmjen e së premtes në Tiranë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj shtetasit K. S., 38 vjeç.
Ky i fundit dyshohet se mbrëmjen e kaluar, në një rezidencë në Farkë, ka goditur me grushte dhe ka kanosur 19-vjeçarin Kristi Fufi, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.