LIBAN– Një person ka mbetur i vdekur ditën e sotme nga sulmi ajror izraelit në qytetin jugor libanez të Hiam, sipas agjencisë shtetërore libaneze të lajmeve dhe një burimi të sigurisë.
Izraeli ka kryer sulme ajrore parandaluese në Libanin jugor këtë mëngjes, sepse zbuloi përgatitjet e lëvizjes shiite të Libanit Hezbollah, një aleat i Hamasit palestinez, për një sulm “në shkallë të gjerë” ndaj Izraelit.
Lëvizja libaneze tha se kishte nisur një “numër të madh sulmesh me dronë” dhe “320 raketa Katyusha” kundër Izraelit në hakmarrje për vdekjen e liderit të krahut të saj ushtarak Fouad Soukr në një sulm izraelit në një periferi të Bejrutit muajin e kaluar./ CNN

