IRANI-Pakistani i ka dorëzuar Iranit një propozim të SHBA-së, tha një burim i lartë iranian për ‘Reuters’ sot (25 mars), por vendi i bisedimeve midis Teheranit dhe Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme nuk është vendosur ende.
Burimi, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, nuk dha detaje të propozimit dhe nuk tha nëse ishte propozimi kornizë prej 15 pikash i SHBA-së për t’i dhënë fund luftës që është raportuar në media.
Burimi tha se Turqia po ndihmonte në gjetjen e mënyrave për t’i dhënë fund luftës dhe “…ose Turqia, ose Pakistani, po konsiderohen si një vend për këto bisedime”.
Harun Armagan, zëvendës shefi i punëve të jashtme i partisë AKP të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i tha Reuters të hënën se Ankaraja “po luante një rol në përcjelljen e mesazheve”.
Armagan nuk specifikoi se për cilat mesazhe po i referohej, por vuri në dukje se ato po u transmetohen edhe vendeve të Gjirit.
Një zëdhënës ushtarak iranian më herët sot hodhi poshtë pretendimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump se SHBA-të po negociojnë me Iranin për t’i dhënë fund luftës.

