ITALI– Një konflikt i ashpër ka ndodhur në Stradella të Italisë, mbrëmjen e së shtunës dhe së dielës. Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja mësohet se shkak i sherrit janë bërë mosmarrëveshjet mes dy grupeve, shqiptare dhe egjiptian.
Raportohet se të paktën shtatë persona kanë mbetur të plagosur nga ky konflikt, ndërsa një 25-vjeçar është plagosur me thikë.
Zënka mesa duket se ka nisur për një larje hesapesh midis dy grupeve njerëzish , me sa duket me kombësi egjiptiane dhe shqiptare. I plagosuri më rëndë është një 25-vjeçar shqiptar, banues në Montu Beccaria, i plagosur nga një thikë dhe i transportuar me kodin e verdhë në spitalin Stradella , ku është shtruar me një prognozë 30-ditore.
Gjashtë persona të tjerë u plagosën, të gjithë me kombësi egjiptiane dhe të moshës nga 22 deri në 53 vjeç: ata u transportuan në objekte të ndryshme spitalore (Pavia, Voghera, Piacenza dhe Kremona). Ndonëse jashtë rrezikut për jetën, ata kanë pësuar plagë dhe mavijosje. Nga hetimet fillestare rezulton se ata mund t’i përkasin një grupi të vetëm familjar.
Hetimet janë duke u zhvilluar. Ndërsa karabinierët po kryejnë hetime të mëtejshme për të kuptuar shkaqet e kësaj përplasjeje të dhunshme./primapavia

