Kohët e fundit nëpër rrjet u aludua shumë se në cilin emision do e shikonim bukuroshen shqiptare Einxhel Shkira.
Para pak kohësh u ngritën aludime se ajo do zinte vendin e opinionistes së “BBVK”, por aludimet u hodhën poshtë me startimin e emisonit kur u vërtetua se atë vend do e zotërojë Olta Gixhari.
Mirëpo aludimet se Einxhelin do e shikonim në ekran televiziv nuk kishin fund, e më në fund kështu ndodhi.
Me largimin e Heidi Bacit nga “Goca dhe Gra”, siç dhe ju kemi raportuar dhe më parë, përflitej shumë se karrigen e saj do e zëri Einxheli. Gjatë puntatës së djeshme, u vendosën pikat mbi i.
Einxhel Shkira do të jetë një nga moderatoret më të reja të “Goca dhe Gra”. Siç shkruan dhe vetë Einxhel nëpër rrjet “për punë do e shohim javët në vijm”, pasi në puntatën e djeshme ajo ishte “një e ftuar e emisionit”./ Radar.al

