Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën ka kryer kontrolle në rrugën Kralj Petri në Zveçan, dhe aty ka gjetur sasi të konsiderueshme të armatimit.
Përmes një komunikate, Policia ka thënë se rasti ka të bëjë me një person me interes, që dyshohet se lidhet me rastin Banjska.
Në njoftimin e 19 nëntorit, Policia ka thënë se gjatë kontrollit ka gjetur kavanozë prej plastike të groposur në dhe, në të cilët ka pasur uniforma ushtarake, armë AK47, granata dore dhe fishekë. Autoritetet e Kosovës kanë ngritur aktakuzë kundër më shumë se 40 personave për sulmin që është kryer në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit të kaluar nga një grup serb.
Ai aktualisht besohet se është i lirë në Serbi. Autoritetet e Kosovës e fajësojnë shtetin e Serbisë për këtë sulm që e konsiderojnë terrorist, mirëpo Beogradi zyrtar mohon gjithçka. Faktori ndërkombëtar i ka bërë thirrje disa herë Beogradit që t’i mbajë përgjegjës personat e përfshirë në sulmin në Banjskë./REL
LEXO EDHE:
Ambasadori Hovenier kryen homazhe tek varri i Afrim Bunjakut: Autorët të mbajnë përgjegjësi të plotë
Udhëheqësit e Kosovës nderojnë Afrim Bunjakun në 1-vjetorin e sulmit në Banjskë


