Site icon Informohu siç duhet

‘Kone’ Zhupa-Braçes: O Erion t’u rrit boja, sa shumë m** të ha goja. PS braktis Kuvendin

'Kone' Zhupa-Braçes: O Erion t'u rrit boja, sa shumë m** të ha goja. PS braktis Kuvendin

Erion Braçe dhe Ina Zhupa

TIRANË– Në seancën plenare ditën e sotme ka paseur debate të ashpra dhe përplasje mes deputetëve të PD dhe PS. Ka degraduar në ofendime debate mes Ina Zhupës dhe socialistit Erion Braçe.

Teksa mori fjalën për të nisur interpelancën me ministren e Arsimit për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, Ina Zhupa nuk harroi etiketimin që Braçe i bëri më herët si ruse,si dhe duke i përmendur parfumin e gjatësinë e thonjve.

Zhupa e quajti ‘kone’ deputetin socialist. Kaloi në ofendime duke i thënë “O Erjon t’u rrit boja, sa shumë m** të ha goja”.

Ky fjalim i Zhupës të parin irritoi vetë Braçen, i cili nga vendi dallohet i nervozuar ndërsa disa herë i drejtohet deputetes demokrate pa mikrofon “Qepe gojën, plerë”./Radar.al 

Exit mobile version