Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së, afati i fundit për aplikim 6 qershori, 7 fazat

    Vapa përvëluese në maj, në këtë shtet termometri shkon pranë 50°C

    Turqia i shpall “luftë kombëtare” obezitetit, kontrolle me peshore në rrugë e sheshe publike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Komiteti i Helsinkit denoncoi dhunën ndaj të miturit, nis hetim disiplinor ndaj 3 inspektorëve të policisë

    April 24, 2025
    Komiteti i Helsinkit denoncoi dhunën ndaj të miturit, nis hetim disiplinor ndaj 3 inspektorëve të policisë
    Demo

    TIRANË– Policia ka reaguar përmes një njoftimi zyrtare vetëm një ditë pasi Komiteti i Helsinkit ka kërkuar që të hetohej rasti i dhunës në Komisariatin numër 1 në Tiranë ndaj një 14-vjeçari, i cili më 12 Prill ishte shoqëruar nga uniformat blu pasi ishte kapur duke hedhur në mënyrë të paligjshme lëndë piroteknike.

    NJOFTIMI I POLICISË:

    Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

    Në lidhje me një njoftim të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, sipas të cilit gjatë qëndrimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, është dhunuar një i mitur i ndaluar, sqarojmë:

    Me datë 12.04.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë shoqëruar në ambientet e këtij komisariati, 14-vjeçarin që pretendon se është dhunuar, mbi dyshime se kishte hedhur lëndë piroteknike, në zonën e Liqenit Artificial, veprim i cili ishte njoftuar nga banorët e zonës, pasi ishte shkaktuar panik dhe shqetësim te ta. Për këtë shtetas Policia referoi materialet në Prokurori, ku u vendos procedimi i tij në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Për këtë rast është dhënë njoftim në përmbledhjen ditore të qarkut Tiranë, më datë 13.04.2025.

    Në bazë të pretendimeve të prindërve të të miturit, se ai është dhunuar gjatë qëndrimit në ambientet e Komisariatit, me urdhër të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me datë 13.04.2025, ka nisur ecuri disiplinore, për shkelje të rëndë, për:
    -Inspektor D. M., oficer i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1;
    -Inspektor R. D., oficer i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1;
    -Nënkomisare Xh. B., specialiste e Seksionit të Patrullës së Përgjithshme dhe Rendit të Komisariatit të Policisë Nr. 1.

    Gjithashtu, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, me datë 15.04.2025, ka referuar materialet në Prokurori, me qëllim hetimin penal të 3 punonjësve të Policisë, për veprat “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

    Ndërkohë, Drejtoria e Standarteve Profesionale, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur menjëherë një hetim administrativ, për të verifikuar nëse 3 punonjësit e Policisë kanë shkelur kompetencat dhe detyrimet që iu caktojnë rregullorja e Policisë së Shtetit dhe procedura standarde e punës.

    Theksojmë se strukturat e Policisë së Shtetit dhe ato të Policisë së Tiranë janë maksimalisht të angazhuara për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti dhe për të reaguar shpejt, me paanësi dhe konform ligjit, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të përgjegjësve./Radar.al 

    Ulëret në korridore/ Momenti kur arrestohet ish-drejtoresha e Spitalit Dibër

    “Tonelata parash për votën e diasporës”/ Celibashi: Janë paraqitur 100 problematika në KQZ

    Krimet zgjedhore/ Ambasada gjermane fton Dumanin, Celibashin dhe Çelën, raportimi i gjetjeve në terren

    Qeveria merr vendimin/ Bjellorusët nuk hyjnë më dot në Shqipëri pa viza

    dhuna ndaj te miturit Komiteti i Helsinkit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së, afati i fundit për aplikim 6 qershori, 7 fazat

    May 22, 2025

    Vapa përvëluese në maj, në këtë shtet termometri shkon pranë 50°C

    May 22, 2025

    Turqia i shpall “luftë kombëtare” obezitetit, kontrolle me peshore në rrugë e sheshe publike

    May 22, 2025

    Trump e pranon: Putini nuk do paqe tani, mendon se mund ta fitojë luftën në Ukrainë

    May 22, 2025
    Mos e humb
    Fokus May 19, 2025

    “Pilotët të trajnohen nga shqiptarët”/ Zbulohen letrat, Partia Komuniste Greke kërkoi ndihmë nga diktatori Hoxha

    Dr. Stavros Dagios është një nga njohësit më të mirë, nëse jo më i miri,…

    Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

    700 italianë të vr*rë gjatë pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939. Shifra që na bën shumë krenarë sot

    Besëlidhja synon triumfin në Ligën Unike — Përballje me Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Tre shenjat e zodiakut që do të përmirësojnë financat e tyre javën e ardhshme

    Horoskopi për ditën e sotme, 22 Maj 2025

    Parashikimi i horoskopit 21 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.