Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Berisha bën “mbrapa kthehu” dhe kërkon falje ndaj ambasadorit Gonzato: Nuk ishte fyerje, përsërita atë që kishte thënë vetë

    Ndryshon dëshmia për vdekjen e 16-vjeçarit: Babai i futbollistit mohon versionin e “plumbit qorr”: E qëlluan në kokë, në shtëpi

    Të dhënat e INSTAT: Tirana, motor i ekonomisë shqiptare: Kukësi me të ardhurat më të ulëta për frymë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Komisionet e bankomateve, Konkurrenca kërkon ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë

    July 2, 2025
    CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 75

    Komisioni i Konkurrencës ka përfunduar monitorimin e tregut të shërbimeve bankare përmes pajisjeve ATM në territorin e Bashkisë Sarandë, duke analizuar komisionet e aplikuara nga bankat e nivelit të dytë për tërheqjet në bankomat.

    Nisma u ndërmor në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë dhe u mbështet në të dhëna zyrtare të siguruara nga të gjitha bankat e licencuara, sipas listës së publikuar nga Banka e Shqipërisë.

    Nga vlerësimi i këtyre të dhënave, Komisioni nuk konstatoi shkelje të drejtpërdrejta të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, por identifikoi disa problematika serioze që ndikojnë negativisht në qartësinë dhe barazinë e tregut:

    Mungesë transparence në tarifat që u komunikohen klientëve, veçanërisht turistëve dhe përdoruesve të huaj;
    Mospërputhje dhe mospërqafim i një qasjeje të harmonizuar në komisionet që u aplikohen kartëmbajtësve të huaj;
    Përdorim problematik i rrjeteve të nënkontraktuara të bankomateve, që shpesh rezultojnë me tarifa më të larta dhe pa informacion të mjaftueshëm për konsumatorin.
    Në përgjigje të këtyre gjetjeve, me Vendimin nr. 1193, datë 26 qershor 2025, Komisioni i Konkurrencës i ka adresuar Bankës së Shqipërisë tre rekomandime konkrete:

    Të shqyrtojë metodologjinë e llogaritjes së komisioneve të ATM-ve, përfshirë aplikimin e tarifave shtesë për kartëmbajtësit e huaj dhe përdorimin e shërbimit DCC (këmbimi dinamik i valutës), i cili shpesh përfshin marzhe të larta të fshehura (mark-up);
    Të kërkojë publikimin periodik dhe në mënyrë të unifikuar të të gjitha tarifave të ATM-ve, si në faqet zyrtare të bankave, ashtu edhe në faqen e vet Bankës së Shqipërisë, në një format të qartë dhe të aksesueshëm nga publiku;
    Të shqyrtojë mundësinë e ndërhyrjes rregullatore për përdorimin e rrjeteve të nënkontraktuara të ATM-ve dhe të parandalojë vendosjen e komisioneve disproporcionale që dëmtojnë konsumatorin dhe krijojnë pabarazi në treg.
    Ky vendim vjen në një kohë kur Saranda, si një nga destinacionet kryesore turistike të vendit, përballet me fluks të lartë përdoruesish të huaj që mund të jenë më të ekspozuar ndaj tarifave të fshehura apo të pashpjeguara nga bankomatet lokale. Komisioni thekson nevojën për më shumë transparencë dhe mbrojtje të konsumatorëve, veçanërisht në zonat turistike ku mungesa e informacionit mund të çojë në kosto të panevojshme për qytetarët dhe vizitorët./skyweb.al

    banka bankomate komisione Komisioni i Konkurrencës sarande
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Berisha bën “mbrapa kthehu” dhe kërkon falje ndaj ambasadorit Gonzato: Nuk ishte fyerje, përsërita atë që kishte thënë vetë

    November 6, 2025

    Ndryshon dëshmia për vdekjen e 16-vjeçarit: Babai i futbollistit mohon versionin e “plumbit qorr”: E qëlluan në kokë, në shtëpi

    November 6, 2025

    Të dhënat e INSTAT: Tirana, motor i ekonomisë shqiptare: Kukësi me të ardhurat më të ulëta për frymë

    November 6, 2025

    PS i kërkon Komisionit të Etikës përjashtimin e Berishës për 30 ditë pas deklaratave ndaj Gonzatos

    November 6, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Nuk do keni për çfarë te qaheni sot ne jetën tuaj në çift, parashikimi i horoskopit 5 Nëntor

    Vështirësitë në çift do jenë të shumta/ Parashikimi i horoskopit 4 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.