Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për përballjen play-off ndaj Polonisë.
Nën drejtimin e trajnerit Sylvinho, kuqezinjtë kanë nisur grumbullimin me pjesën më të madhe të lojtarëve të gatshëm. Megjithatë, në këtë fazë mungojnë Ylber Ramadani, Arlind Gripshi dhe Myrto Uzuni, të cilët pritet t’i bashkohen ekipit në ditët në vijim.
Shqipëria do të luajë ndeshjen e rëndësishme ndaj Polonisë më 26 mars, në orën 20:45, në Stadiumi Kombëtar i Varshavës.

