Kolegji Zgjedhor ka refuzuar edhe kërkesën e Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Korçës, duke e konsideruar të pabazuar ankesën e saj për parregullsi në procesin e 11 majit.
PD pretendonte se kishte pasur përpjekje për manipulim votash, përfshirë edhe votat e ardhura nga emigracioni, por Kolegji nuk ka gjetur prova që të justifikojnë përsëritjen e votimit.
Më herët gjatë ditës, Kolegji ka rrëzuar edhe kërkesat e Partisë Demokratike për qarqet Lezhë, Gjirokastër dhe Kukës, duke i konsideruar pa bazë pretendimet për shkelje të procesit zgjedhor në këto zona.


