Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Debati për zhurmën përfundon në dhunë në Golem, arrestohen menaxheri dhe një punonjës i resortit Diamma

    Stuhia e fuqishme përfshin Shqipërinë, pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ja situata në vend

    Kush është Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që po sfidon Benjamin Netanyahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Kokorroç, bujare e guerrile për PS”, Açka nuk i kursen kandidatët e PD në Elbasan

    April 7, 2025
    Berisha dhe Basha të dorëzohen! Deputetja Açka: Nëse ata tërhiqen përfundimisht, do vendosej në shina PD

    Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka e cila nuk do të kandidojë sërish për një vend në Kuvendin e Shqipërisë ka reaguar pasi Kreu i PD Sali Berisha prezantoi një ditë më parë kandidatët e PD-Aleancës për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Elbasanit.

    Përmes një postimi në “Facebook”, Açka shpreh keqardhardjhje për listën, teksa nuk ka lënë anash as ironitë për kolegët e saj, por dhe për ata të “rinj” të cilët në zgjedhjet e 11 majit do të garojnë me sloganin e PD.

    Ndër rreshta deputetja demokrate tha se në radhët e kandidatëve që u prezantuan dje nga Sali Berisha qëndronte dikush i cili për shkak të “besës që i kishte dhënë profesorit”, duke nënkuptuar kështu Luçiano Boçit, nuk i fliste, madje raportonte dhe përgjonte çdo lëvizje që Açka bënte.

    “Njërin, një kokorroç, e kujtoj mirë gjatë fushatës së vitit 2021. Ai, edhe pse i zonës sime, prej besës që i kishte dhënë Profesorit – politikanit të vërtetë! – jo vetëm që s’më takoi kurrë, por me detyrën e langoit përgjonte gjurmët e mia, raportonte kë takoja, dhe u bënte presin që t’ua merrte votën time për të zotin”, shkruan Açka, duke vijuar më tej me një tjetër kandidat i cili gjatë zgjedhjeve të 2021 dilte hapur për Partinë Demokratike, ndërkohë gjatë “natës” bënte aleanca me socialistët.

    Reagimi i plotë i Açkës:
    Si deputete e demokratëve të qarkut të Elbasanit, edhe pse nuk rikandidova, i ndjek zhvillimet e fushatës së zgjedhjeve të 11 majit aty.

    Në listën e kandidatëve të PD-së që u paraqit dje, një pjesë nuk e njoh, një pjesë e njoh nga larg dhe besoj se ata që i kanë zgjedhur, kanë vënë nderin, ose interesat e tyre, kur i kanë rekomanduar.

    Njërin, një kokorroç, e kujtoj mirë gjatë fushatës së vitit 2021. Ai, edhe pse i zonës sime, prej besës që i kishte dhënë Profesorit – politikanit të vërtetë! – jo vetëm që s’më takoi kurrë, por me detyrën e langoit përgjonte gjurmët e mia, raportonte kë takoja, dhe u bënte presin që t’ua merrte votën time për të zotin.

    Me të njëjtin përbetim u soll edhe një kandidate tjetër në këtë foto. Gjatë numërimit në KZAZ 48, bërë def nga numëruesi i ndershëm, kolegu im urdhëroi ta hiqnin dhe vërtet pak pak u shfaq vajzukja besnike, e cila, jo vetëm u tregua bujare me herës-thyesin, por siguroi edhe të ardhmen e vet politike me këtë shërbim. Siç flitet dhe siç duket.

    Masakra në sjellje dhe numërim të kolegut ndaj kolegut në 2021 në Elbasan, nuk rrëfehet! Kush ka dyshime, të analizojë: rezultatin e vitit 2017, diferencën me tre deputetëve më 2021 dhe gropën me 8500 vota e vitit 2023. Të gjitha kemi rast t’i vërtetojmë tani më 2025.

    Mes kandidatëve pashë një lagjjarin tim të vjetër, i cili më 2021, edhe pse pinte kafe me ne ditën, natën bënte guerrillet për votat e PS.

    Por thagma ishte një kolegu im kandidat, i cili habitshëm, për hatër të aksioneve idiote të Gazit në dimrin 2023-24, jo vetëm nuk më fliste, po i jepte pëlqime pa i lexuar fare ca shkrimeve të turpshme të nja dy kolegëve të mi që kandisën të shkruanin për mua rebelen.

    Ai kishte shkuar ndër fis e demokratët e mi për të kërkuar vota nga respekti i madh që kishte për mua. Dhe meqenëse mua nuk më hynin në punë, bujarisht mund të ishin për të!

    Ja kështu, përveç nja dy kandidatëve të respektuar, që kanë qenë dhe mbeten në bosht, dhe të atyre të paktëve që nuk i njoh, ajo listë më shkakton keqardhje.

    elbasan Flutura Açka kandidatet PD
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Debati për zhurmën përfundon në dhunë në Golem, arrestohen menaxheri dhe një punonjës i resortit Diamma

    July 21, 2026

    Stuhia e fuqishme përfshin Shqipërinë, pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ja situata në vend

    July 21, 2026

    Kush është Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që po sfidon Benjamin Netanyahun

    July 21, 2026

    Zelensky shkarkon komandantin e ushtrisë ukrainase, vendimi vjen pas tensioneve politike

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.