Informohu siç duhet

Kodi i ri penal sjell sanksione të reja: Burg kush nuk bën kolaudimin e makinës apo punësohet me dredhi (Nenet)

Dy nene të kodit të ri penal parashikojnë masa ndëshkuese për shkeljet që lidhen me sigurinë rrugore dhe abuzimet në tregun e punës.

Neni 424 përcakton se moskryerja e procedurave të kontrollit teknik të mjeteve motorike ose kryerja e tyre në kundërshtim me ligjin, kur krijojnë rrezik për jetën dhe sigurinë e njerëzve gjatë qarkullimit rrugor apo ndotin ajrin, ujërat ose tokën, do të konsiderohen kundërvajtje penale dhe do të dënohen me gjobë ose burgim deri në 2 vjet.

kontrolli teknik kodi penal

Ndërkohë, Neni 662 ndalon rekrutimin me mashtrim ose dredhi të krahut të punës. Sipas këtij neni, çdo person apo kompani që ofron kushte pune të rreme për të tërhequr punonjës ose për t’i larguar ata nga puna aktuale, kryen kundërvajtje penale dhe rrezikon gjobë ose burgim deri në 45 ditë.

punesimi me dredhi, kodi i ri penal

Këto dispozita të kodit të ri penal synojnë forcimin e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e punonjësve nga praktikat abuzive në tregun e punës.

Exit mobile version