TIRANË– Në ditët e sotme ushqimet janë gjithmonë e më pak të shëndetshme por vigjilenca për të marrë më të mirën duhet maksimale.
Sot në këtë artikull Radar.al shkruan për disa nga ushqimet që ndihmojnë më së shumti për forcimin e kockave.
Ata ndikojnë drejtpërdrejtë në energjinë, lëvizshmërinë dhe cilësinë e jetës.
Ushqyerja luan një rol kyç në ruajtjen e shëndetit të kockave, sidomos në parandalimin e problemeve si dobësimi i tyre apo osteoporoza. Përfshirja e disa ushqimeve të pasura me vitamina dhe minerale ndihmon në forcimin e strukturës kockore që në moshë të re dhe gjatë gjithë jetës.
Produktet e qumështit, si qumështi, kosi dhe djathi, janë ndër burimet kryesore të kalciumit, elementi bazë për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kockave. Ato përmbajnë gjithashtu vitaminë D, e cila ndihmon trupin të përthithë më mirë kalciumin, duke rritur efikasitetin e tij. Një tjetër ushqim i rëndësishëm për shëndetin e kockave është spinaqi. I pasur me vitaminë K, magnez dhe kalcium, spinaqi kontribuon në forcimin e kockave dhe në parandalimin e humbjes së densitetit kockor, veçanërisht me kalimin e viteve.
Edhe bajamet janë një zgjedhje e shëndetshme për kocka të forta. Ato përmbajnë kalcium dhe vitaminë E, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e strukturës kockore dhe mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet. Ndërsa vezët janë një burim i vlefshëm i vitaminave D dhe K./Radar.al

