Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksidentohet autobusi me nxënës në Elbasan, përplaset me një tjetër makinë

    Kultivuan plantacionin me mbi 1800 bimë kanabisi në pyll, një i arrestuar dhe 1 në kërkim

    Protesta/ Rama: Problemi nuk janë flamingot, por sorrat dhe korbat që duan të marrin peng vendin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Koçiu: Mbi 1 mijë aksidente me monopatinat këtë vit, po finalizohen rregullat dhe do të vendoset kufizim shpejtësie

    November 11, 2025
    Gati aksioni i Policisë Rrugore për monopatinat, çfarë pritet të ndodhë

    Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, iu përgjigj sot pyetjeve të deputetëve në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes lidhur me ndalimin e përkohshëm të monopatinave, një masë që ka shkaktuar debat publik në muajt e fundit.

    Koçiu u shpreh se arsyeja kryesore për ndërhyrjen e menjëhershme lidhet me rrezikshmërinë e lartë të këtyre mjeteve motorike. “Jo që nuk ka një legjislacion për bllokimin e monopatinave, por ato janë mjete motorike të parregulluara, që nuk kanë shpejtësi të normuar dhe që qarkullojnë në rrugë pa respektuar standardet e sigurisë. Ka sot monopatina që arrijnë deri në 80 km/orë, përdoren nga fëmijë pa asnjë masë mbrojtëse dhe kjo krijon situata tepër të rrezikshme”, theksoi ministrja.

    Ajo shtoi se masat e marra nuk janë ekskluzivisht shqiptare, por pasqyrojnë praktikat e vendeve të tjera evropiane si Italia, Franca dhe Maqedonia e Veriut, të cilat gjithashtu kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e monopatinave deri në hartimin e një legjislacioni të plotë dhe të standardizuar.

    “Prioriteti ynë është ruajtja dhe mbrojtja e jetës së qytetarëve, sidomos e fëmijëve. Nuk mund të lejojmë që përdoruesit të rrezikohen nga mjete motorike të parregulluara, pavarësisht se këto mjete lehtësojnë lëvizshmërinë dhe kontribuojnë në mjedis të pastër”, tha Koçiu.

    Ministrja bëri të ditur se po punohet intensivisht për rregullimet ligjore që do të vendosin parametrat e qartë të përdorimit të monopatinave, duke përfshirë kufizimin e shpejtësisë, përdorimin e mjeteve mbrojtëse dhe normimin e funksioneve të tyre. Rregullat do të paraqiten së shpejti në Kuvend për miratim.

    Sipas statistikave të Policisë së Shtetit, që nga fillimi i vitit janë regjistruar mbi 1 mijë aksidente me monopatina, duke bërë të qartë se përdorimi i tyre pa rregulla të qarta është një rrezik i madh për qytetarët. Koçiu nënvizoi se masat e ndërmarra janë të përkohshme dhe kanë për qëllim krijimin e një baze ligjore të sigurt dhe të standardizuar për të gjithë përdoruesit e këtyre mjeteve.

    “Referuar shifrave të Policisë së Shtetit, janë mbi 1 mijë aksidente të ndodhura nga fillimi i këtij viti. Në fakt, dhe po t’i referohesh të dhënave, jo në të gjitha rastet Policia e Shtetit njoftohet për këto aksidente. Vetëm kur është njoftuar Policia, janë 1 mijë raste, nuk janë pak. Patjetër, që monopatinat janë një rrezikshmëri e madhe për të gjithë qytetarët, kështu që patjetër ne ndërhymë edhe në këtë pikë, duke i pezulluar përkohësisht dhe duke na dhënë mundësinë që ne ndërkohë të ndërtojmë një bazë ligjore ku të qartësohet dhe të standardizohet mënyra se si këto mjete motorike duhet të lëvizin dhe të qarkullojnë, duke patur parasysh edhe të gjitha standardet e sigurisë që do duhet të respektohen”, tha ministrja.

    Albana Koçiu monopatinat shpejtesia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksidentohet autobusi me nxënës në Elbasan, përplaset me një tjetër makinë

    June 18, 2026

    Kultivuan plantacionin me mbi 1800 bimë kanabisi në pyll, një i arrestuar dhe 1 në kërkim

    June 18, 2026

    Protesta/ Rama: Problemi nuk janë flamingot, por sorrat dhe korbat që duan të marrin peng vendin

    June 18, 2026

    FOTO/ Të gjithë sytë e tifozëve te format e saj bombastike, mbështetja e Ivana Knoll nuk i mjafton Kroacisë

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.