Kohët e fundit në tregun shqiptar po qarkullon akullore të kontaminuara me oksid etileni, një substancë kimike shumë e rrezikshme për shëndetin e njeriut.
Këtë gjë e ka zbuluar kreu i KLSH-së gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.
Arben Shehu zbuloi se në Shqipëri janë treguar akullore të kontaminuara me Oksid Etileni që shkaktojnë kancer, leucemi dhe ndikojnë në aftësinë riprodhuese tek meshkujt.
“Në 27.7.2021, u zbuluan markat e akulloreve, Oksid Etileni në akulloret e prodhuar në Francë, u zbulua nga Spanja që më pas ka njoftuar në sistemin ras 47 shtete, për komantimin e akullores me Oksid otileni në disa akullore. Me pas në 30/7/2021 ka ardhur email, drejtuesit e AKU për këtë gjë. AKU, është njoftuar menjëherë dhe duhet të merrte masa për të ndaluar qarkullimin e akulloreve të kontaminuara. Oksidi Etileni shkakton kancer, leucemi, ndikon në aftësinë riprodhuese tek meshkujt. AKU nuk kreu asnjë veprim, nuk e bllokoi këtë produkt” tha ai
Rastet e shkaktuar me kancer prej këtyre akulloreve mund të ketë rritur numrin e pacientëve tek Onkologjiku
“Nuk është i rëndësishëm vetëm zbatimi i rekomandimeve tona, por të vendoset në vëmendjen tuaj si në rastin konkret, duhet të ngrini grupe pune për analiza kryesisht për situatën në shëndetësi, për analizën e rritjen e të sëmundjeve tumorale në shëndetësi”, the ai.
Oksidi i etilenit është një substancë që përdoret në produktet kozmetike si kremra dhe parfume. Megjithatë, ekspozimi akut ndaj kësaj substance mund të shkaktojë nga simptomat më të lehta si marrje mendsh dhe të vjella, deri te më të rëndat si kancer, probleme me riprodhimin dhe neurotoksicitet.