Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Berisha bën “mbrapa kthehu” dhe kërkon falje ndaj ambasadorit Gonzato: Nuk ishte fyerje, përsërita atë që kishte thënë vetë

    Ndryshon dëshmia për vdekjen e 16-vjeçarit: Babai i futbollistit mohon versionin e “plumbit qorr”: E qëlluan në kokë, në shtëpi

    Të dhënat e INSTAT: Tirana, motor i ekonomisë shqiptare: Kukësi me të ardhurat më të ulëta për frymë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Klingbeil: Mbështetja gjermane për Ukrainën “nuk lëkundet”

    August 26, 2025

    GJERMANI– Për herë të parë si zëvendëskancelar i Gjermanisë dhe Ministër i Financave, Lars Klingbeil udhëtoi për në Ukrainë. Në Kiev, ai premtoi se Gjermania do të ndajë miliarda euro për Ukrainën edhe këtë vit dhe vitin tjetër.

    Vizita nuk u njoftua për arsye sigurie. Ministri gjerman i Financave dhe zëvendëskancelari, socialemokrati Lars Klingbeil mbërriti në Kiev me tren special të hënën në mëngjes në orën gjashtë e gjysmë. Në fillim të kësaj jave, qeveria gjermane dëshiron të dërgojë një mesazh të qartë në lidhje me politikën e saj ndaj Ukrainës – se do t’u ofrojë mbështetje të plotë ukrainasve që janë nën presion nga Rusia dhe do t’u tregojë atyre se interesi gjerman dhe evropian është i madh. Megjithëse ka ende më shumë çështje të pazgjidhura sesa të zgjidhura.

    Socialdemokratët kanë heshtur për një kohë të gjatë

    Për Lars Klingbeil, kjo ishte një mundësi për të treguar se edhe socialdemokratët në pushtet, mbështesin kursin e politikës së jashtme të Kancelarit konservator Friedrich Merz. Konkretisht, javët e kaluara janë shënuar nga vizita dhe iniciativa nga kreu i qeverisë.

    Pika kulmore ishte vizita e Merz te Presidenti i SHBA-së Donald Trump së bashku me udhëheqës të tjerë evropianë, të cilët ndoqën takimin midis Presidentit të Ukrainës  Zelenski dhe Trump. Pak u dëgjua nga ministrat socialdemokratë në ato ditë.

    Klingbeil: “Dinamika të jashtëzakonshme”

    Pas bisedimeve me homologun e tij ukrainas Serhiy Marchenko, Klingbeil theksoi se Gjermania i qëndron kërkesave të saj: një armëpushim i qëndrueshëm, me garanci të qarta sigurie për Ukrainën përpara se të pranojë ndonjë marrëveshje me Presidentin rus Vladimir Putin.

    Klingbeil ishte për herë të fundit në Ukrainë në vitin 2023. Në atë kohë, ai nuk ishte anëtar i qeverisë së atëhershme të përbërë nga SPD, të Gjelbrit dhe Liberalët (FDP).

    Tani ai thotë: “Ishte një përparësi personale për mua të vija këtu në Ukrainë, si zëvendëskryeministër dhe ministër i Financave. Isha këtu më parë si kryetar partie dy vjet më parë, por tani po vij në një kapacitet të ri. Dhe kjo po ndodh pikërisht në një kohë kur ka dinamikë të madhe dhe diskutime të shumta në hapësirën politike, që nuk ishte planifikuar.” Dhe sigurisht, ai shtoi menjëherë se udhëtimi i tij është dakorduar me Kancelarin Merz.

    Iniciativa të shumta në pritje

    Dhe me të vërtetë, ky udhëtim në Kiev është hyrja në një seri takimesh në ditët në vijim, në të cilat do të diskutohet edhe e ardhmja e Ukrainës. Të mërkurën, Kancelari Merz do të udhëtojë për në Moldavi me Kryeministrin polak Donald Tusk dhe Presidentin francez Emmanuel Macron. Të premten, Këshilli i Ministrave franko-gjerman do të takohet në Toulon për të trajtuar përsëri çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, dhe për rrjedhojë zhvillimin e mëtejshëm të luftës në Ukrainë.

    Në Kiev, Klingbeil theksoi se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë projektet e armatimit në Ukrainë. Këtë vit dhe vitin tjetër, nëntë miliardë euro janë planifikuar në buxhet për ndihma.

    Këto para janë të sigurta, tha Klingbeil. Ndoshta gjëja më e rëndësishme për ukrainasit tani është që Gjermania t’i bashkohet garancive evropiane të sigurisë për Ukrainën, duke përfshirë edhe mundësinë e dërgimit të trupave. Klingbeil tha: “Në këto tre vjet e gjysmë lufte, ne kemi treguar se qëndrojmë pranë ukrainasve. Kjo do të vlejë edhe për garancitë e sigurisë.”

    A do të ketë garanci sigurie?

    Në fakt, kjo është ende pyetja më e rëndësishme për Kievin: një armëpushim, pastaj garancitë ushtarake të sigurisë dhe më pas negociatat e mundshme me agresorin rus, ndonëse Moska pohon se nuk do të ketë ushtarë nga vendet e Bashkimit Evropian ose të NATO-s në Ukrainë. Por akoma është e pasigurt nëse takimi i propozuar midis presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës, siç është propozuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, do të zhvillohet.

    Optimizëm i matur në Berlin

    Nuk është e qartë se sa serioz është në të vërtetë plani i Vladimir Putinit për një zgjidhje të mundshme paqësore. Sulmet ndaj Ukrainës vazhduan edhe ditën e vizitës së Klingbeil. Megjithatë, zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Stefan Cornelius, tha në Berlin të hënën: “Unë mbetem optimist. Besoj se procesi që përshkruani ka kaluar nëpër një sërë ulje-ngritjesh në javët e fundit dhe ka fituar qartësi. Në të gjitha këto procese, bëhet fjalë për eksplorimin e gatishmërisë së Rusisë për paqe.”

    Pikërisht për këtë bëhet fjalë në vizitën e Lars Klingbeil në Ukrainë. Por ai gjithashtu thotë se Gjermania po përgatitet për të gjitha skenarët, përfshirë edhe vazhdimin e luftës për një kohë të pacaktuar./DW

    Lars Klingbeil Mbështetja gjermane
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Berisha bën “mbrapa kthehu” dhe kërkon falje ndaj ambasadorit Gonzato: Nuk ishte fyerje, përsërita atë që kishte thënë vetë

    November 6, 2025

    Ndryshon dëshmia për vdekjen e 16-vjeçarit: Babai i futbollistit mohon versionin e “plumbit qorr”: E qëlluan në kokë, në shtëpi

    November 6, 2025

    Të dhënat e INSTAT: Tirana, motor i ekonomisë shqiptare: Kukësi me të ardhurat më të ulëta për frymë

    November 6, 2025

    PS i kërkon Komisionit të Etikës përjashtimin e Berishës për 30 ditë pas deklaratave ndaj Gonzatos

    November 6, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Nuk do keni për çfarë te qaheni sot ne jetën tuaj në çift, parashikimi i horoskopit 5 Nëntor

    Vështirësitë në çift do jenë të shumta/ Parashikimi i horoskopit 4 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.