RIMINI– Kanë rënë në prangat e policisë italiane dy shtetas shqiptarë, burrë e grua. Mësohet se ata janë kapur në qytetin e Riminit me kokainë.
Gjatë kontrolli, dy personat që ndodheshin në makinë, 25 dhe 30 vjeç, u zbulua një sasi e konsiderueshme kokaine, e paketuar në mbi 50 doza gati për shpërndarje.
Policia gjithashtu gjeti edhe mjete të përdorura për paketimin e drogës dhe një shumë parash, që besohet se ishin të ardhura nga aktiviteti i trafikut të drogës.
Dy të rinjtë u arrestuan menjëherë me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin./Radar.al