Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ka vendosur që gjatë Litanive të Paqes dhe shërbesave të shenjta të shtohet një lutje e veçantë për situatën e zjarreve që po përfshijnë vendin.
Në mesazhin e saj, Kisha kërkon: “Le të lutemi për ndalimin e shpejtë dhe pa pasoja të zjarreve, për shpirtërat e të humburve dhe për mbështetjen e atyre që janë në rrezik dhe vuan për shkak të tyre.”
Kjo lutje do të shqiptohet veçanërisht gjatë shërbesave të Fjetjes së Hyjlindëses Mari, më 15 gusht, një festë e madhe për besimtarët ortodoksë shqiptarë.
Kisha bën thirrje që të gjithë besimtarët të bashkojnë zërin e tyre në lutje, duke kërkuar ndërmjetësinë e Hyjlindëses së Tërëshenjtë për të shpëtuar vendin nga çdo rrezik dhe fatkeqësi.
Njoftimi i Kishës Ortodokse:
Radar.al


