Site icon Informohu siç duhet

“Kisha lidhje paralele, gruaja e dinte”, burri i 27-vjeçares: Shkova në polici të marr pamjet nga kamerat, por…

"Kisha lidhje paralele, gruaja e dinte", burri i 27-vjeçares: Shkova në polici të marr pamjet nga kamerat, por...

Ajet Isufi

TIRANË– Bashkëshorti i 27-vjeçares, Ajet Isufi që tentoi të hidhet në urën e Bunës ka rrëfyer se shpesh edhe ka gabuar duke e akuzuar të shoqen për tradhti bashkëshortore duke shtuar se ka qenë xheloz.

Më tej ai u shpreh së fundmi ka shkuar në policinë e Shkodrës për të marrë pamjet e kamerave të sigurisë së banesës së vjehërrit, por nuk ka mundur dot.

Në lidhjen telefonike në studion e emisionit “Me zemër të hapur”  ai u shpreh se të dy si çift kanë bërë gabime por sapo 27-vjeçarja të dalë nga rehabilitimi së bashku me fëmijët do ti marr në shtëpi .

‘’Kam shkuar në Policinë e Shkodrës të marr pamjet e sigurisë së banesës së vjehërrit e vjerrës, unë skam pasur kontakt as me fëmijët vetëm më kanë thënë që janë mirë. Shpresoj që të bëhen mirë, doktorët më kanë thënë që do bëhen mirë. Ne do vazhdojmë të jemi bashkë sapo ajo të dalë bashkë me fëmijët, unë kam gabuar dhe kam dyshuar edhe tek gruaja ime, por nuk do ndodhi më. Të dy kemi bërë gabime që nuk do ti përsërisim më, sapo të dalin nga rehabilitimi unë do ti marr e kësmet zotit do jemi bashkë.”- tha ai.

Exit mobile version