TIRANË– Isuf Hasa është autori i vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta, ku teksa është marrë në pyetje për krimin që ka kryer ka rrëfyer se çekiçin me të cilin ka qëlluar në kokë viktimën e ka fshehur në shtëpinë e vajzës së tij, në Vorë.
“Pasi e vrava i mora lekët. E dija që kishte lekë sepse m’i kishte treguar po ai vetë. Më pas kam shkuar tek stacioni elektrik dhe deri në Tiranë kam zbritur me një makinë të tyre. Më pas shkova tek shtëpia e vajzës në Vorë ku fsheha çekiçin.”-ka dëshmuar Isuf Hasa.
Kujtojmë se arsyeja që autori ka dhënë për vrasjen e fqinjit është se sipas tij, i ndjeri i ngacmonte gruan.
“E qëllova pasi kishte shumë kohë që më ofendonte. Kisha kuptuar që më ngacmonte gruan. Unë punoj roje nate në Dajt dhe kishte raste nuk shkoja disa netë në shtëpi. Xhemali më merrte në telefon dhe më thoshte që si nuk na dhe një herë nga rakia e gruas tënde. Kisha kohë që nuk po e duroja dot.”- ka thënë ai./Radar.al