Ditën e sotme policia ka nisur procedimet penale ndaj 2 shtetasve kineze dhe 6 shqiptarëve.
Burimet bëjnë me dije se 2 shtetaset e huaja, , 41-vjeçarja me iniciale X.X. dhe 54-vjeçarja me iniciale R.W, shfrytëzonin një apartament me qira për ushtrimin e prostitucionit, në Durrës.
Në kuadër të operacionit “Storm 3” policia arriti të sekuestronte shuma parash, aparate celular dhe karta banke.
Nga hetimet e bëra është zbuluar se një grup i strukturuar criminal, në përbërjen e të cilit janë shtetas kinezë, rekrutojnë shtetase kineze në Kinë dhe më pas i dërgojnë në drejtim të Shqipërisë për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit.
Këtyre të fundit ato u siguronin apartamente me qira për kryerjen e aktivitetit kriminal dhe pasi sigurojnë klientet nëpërmjet faqeve onlinë i dërgojnë klientit vendndodhjen.
Në lidhje me këtë ngjarje u proceduan penalisht dhe 6 shtetas nga Durrësi dhe Kruja që u gjetën në banesën e dy shtetaseve kineze.