Ditën e sotme u mësua se Kina ka rritur tarifat e saj ndaj Shteteve të Bashkuara në 84 për qind, nga 34 për qind, që hyri në fuqi më 10 prill.
Nga mediat e huaja ky veprim është cilësuar si hakmarrës pasi Presidenti Donald Trump së fundmi gati dyfishoi tarifat sa u përket importeve kineze.
Tarifat më të larta janë vendosur për importet në SHBA nga 60 vende të tjera, të cilat Trump i cilëson si “shkelësit më të këqij” në tregti.
Gjithashtu mëoshet se Trump ka deklaruar se vendet e prekura e kanë telefonuar dhe po e lusin për marrëveshje.
“Këto vende po na thërrasin, po më puthin b…” u shpreh trump ai përdori shprehjen amerikane “kissing my ass “).
Ndrësa më tej thotë se vendet e tjera po vdesin për marrëveshje.
“Ju lutem, zotëri, le të bëjmë një marrëveshje. Ne do të bëjmë gjithçka,” tha ai për shtetet me të cilat qeveria e tij po negocion.