Informohu siç duhet

Kiara Tito ndan momentet e ëmbla me Lunën gjatë fundjavës (FOTO)

Kiara Tito

TIRANË– Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, siç kemi shkruar edhe në artikuj të tjerë mbi ta, është parë që ndryshe nga shumë personazhe të tjerë showbizzi në vendin tonë, kanë zgjedhur të postojnë në rrjetet sociale foto e video të fëmijës e mos ta mbajnë të fshehtë portretin e saj.

Madje teksa ditët kalojnë, çifti ndan me ndjekësit e tyre në Instagram, momente të ëmbla teksa shijojnë kohën me vajzën e tyre dy muajshe.

Para pak minutash Kiara ka publikuar një video të shkurtër, teksa Luna luan me disa nga lodrat varur mbi karrocën ku ajo qëndron.

Luna Mari Ejlli

Një mrekulli, që të shton jetën janë fëmijët në këtë periudhë, por jo vetëm. Fansat e dyshes më të dashur në Shqipëri janë gjithmonë aty për t’i ndjekur sëbashku me vajzën e tyre, Luna Mari.

Exit mobile version